Ferizaj.26.07.2017. Në rrugën kryesore të qytetit (Ahmet Kaqiku) dhe në pjesën më të frekuentuar , afër Orchides dhe nënkalimit të hekurudhës gjendet një gorpë e hapur e cila me vite nuk u rregullua.
Për çudi në këtë pjesë kalojnë të gjithë dhe askujt nuk i shkonë mendja se ashtu siç është mund teë paraqet rrezik e sidomos për fëmijët.
Kur kësaj i shton se aty gjenden edhe dy parkingje të automjeteve këtë e bënë edhe më shumë çdokend që kalon të pyes ,pse kjo gropë nuk rregullohet.
Shumë qytetarë kanë dërguar shkrime në Ferizajpress dhe shprehin habinë se deri sa shtrohen shumë kilometra rrugë me asfalt si ka mundësi që një pjesë aq e vogël të mos i bie në sy askujt. Nëse qeveria komunale është e zënë me projekte dhe punë më të mëdha si ka mundësi që dy parkingjet të cilat çdo ditë mu në atë pjesë nxjerrin me qindra euro të mos kujdesen për atë. Nëse jo të bëhet zgjidhje afatgjate së paku ta largojnë rrezikun nga ajo ropë që u rri para hundëve.
Deri sa dikuj ti kujtohet se ajo mund të jetë rrezik për kalimtarët shpresojmë të mos pësoi askush.