Antoine Griezmann ka pranuar se kurrë nuk e kishte menduar se do të luajë në finalen e një Botërori. Por, sulmuesi kryesor i “Trekolorëve” ka thënë se i pret edhe një ndeshje, për titullin e kampionit të botës. “Nuk e kam menduar as në ëndërr”, deklaroi Griezmann pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”. “Por, duhet të mbetemi të përqëndruar sepse na pret edhe një ndeshje”, u shpreh ai. /Lajmi.net/