Trajneri Mario Tokiç e zëvendësoi që në minutën e 12 të takimit dhe fillimisht u mendua se mos po e bënte një gjë të tillë për shkak të një dëmtimi të futbollistit. Por ndërsa ky i fundit po largohej drejt tunelit të dhomave të zhveshjes, hoqi fanellën dhe e hodhi në tokë, një gjest i qartë pakënaqësie për vendimin e trajnerit.
“Sinqerisht, nuk e pashë veprimin e tij. Erosi kishte filluar ndeshjen tmerrësisht keq dhe mendova të bëj këtë lëvizje për të stabilizuar skuadrën”, tha trajneri pas përfundimit të takimit.
Por nëse Tokiç duket i mirëkuptueshëm, të tillë nuk janë edhe drejtuesit e klubit. “Nuk e pashë me saktësi atë që ndodhi, por me shumë mundësi do të ketë disa sanksione për të”, paralajmëroi drejtori sportiv i Lokomotiv, Bozidar Shikiç.
Klubi i Lokomotiv Zagreb nuk kursehet kur bëhet fjalë për të dënuar futbollistë dhe këtë e di shumë mirë mbrojtësi Herdi Prenga. Lojtari gjakovar, ish-kapiten i U-21 të Shqipërisë, nuk ka parë fushën e lojës në këtë sezon, pasi është dënuar nga klubi meqë kishte filluar bisedimet një klub tjetër kroat dhe kërkonte transferimin.
Parashikoni n deshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6