Edhe festa e 1 Majit, i ka gjetur ish-punëtorët e fabrikës së tubave të Ferizajit në grevë para Qeverisë së Kosovës. Ata thonë për Gazetën Express që do të vazhdojnë të protestojnë deri në zbatimin e kërkesave të tyre.
Këta punëtor janë duke qëndruar para objektit të Qeverisë tash e 708 ditë, edhe pse tendën ua ka larguar Policia e Kosovës.
Ata thonë, se për çdo festë kemi qëndruar në këtë grevë, dhe nuk ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona./Gazeta Express/.
Grevistët para Qeverisë së Kosovës by GazetaExpress