Lajme

Grevistët e Ferizajt nuk lëshojnë vendin për inaugurimin e Thaçit

By FerizajPress

April 07, 2016

Grevistët e Fabrikës së tubave të Ferizajt nuk e kanë lëshuar një pjesë të sheshit “Skënderbeu”, në të cilin nesër do të inaugurohet Hashim Thaçi si president i Kosovës.

Derisa sot ka vazhduar përgatitja e skenës për inaugurimin e Thaçit, katër grevistë kanë qëndruar të papenguar në një pjesë të sheshit, raporton Koha.net.

Kjo është dita e tyre e 684 në grevë për kompensim nga privatizimi i fabrikës së tubave në Ferizaj.