Pala greke nuk ka dhënë shpjegime zyrtare për ngjarjen. Në Greqi funksionojnë prej vitesh klasa të mësimit të shqipes të cilat janë hapur nga organizata të emigrantëve në bashkëpunim me disa Bashki greke. Sigurimi i teksteve për fëmijët bëhet nga vetë prindërit dhe me ndihmën e Ambasadës shqiptare në Athinë.
Ndërkohë Ministritë e Arsimit të të dy vendeve para dy vitesh kanë nënshkruar një marrëveshje per rishikimin e teksteve shkollore, shkruan zëri i amerikës. Ministritë e Arsimit shqiptare dhe greke kanë shprehur vullnetin që përmes një Komisioni dypalësh të mënjanojnë nga tekstet mësimore pikëpamjet që sjellin tensione mes dy vendeve.
.