Lajme

Greqia do ta njeh Kosovën shtet për ‘hatër’ të Amerikës?

By FerizajPress

February 06, 2018

Në mes tyre është edhe çështja ekonomike, për shkak të presionit që vjen nga BE-ja dhe Gjermania.

Një arsye tjetër serioze, siç shkruan ‘Sputnik’ është për shkak të aspiratave të shqiptarëve por edhe të turqve në territorin grek. Ky portal citon fjalët e Dushan Janjiqit nga Forumi për Marrëdhënie Etnike i cili ka thënë se në negociatat rreth emrit të Maqedonisë ka qenë gjithashtu çështja e njohjes së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Janjiq vë në dukje se Uashingtoni dhe NATO si pjesë e politikës së re të Donald Trump, forcojnë presionin e tyre në aspektin ekonomik dhe politik. Ai thekson se Trump ka prioritet forcimin e Amerikës në Ballkan dhe shtypjen e Rusisë, e këtu hyn edhe roli i NATO-s.

“Qeveria aktuale e Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhin problemin që kanë sepse kështu nuk mund të jenë anëtare të NATO-s nëse ekziston ndonjë problem më njërin nga shtetet anëtare. Fakti që ekziston një opozitë e fortë nuk do të ndryshojë asgjë”.

I pyetur se përse Greqia do ta pranonte Kosovën tani, Janjiq ka dhënë disa arsye: ndihma ekonomike që do të fitohej nga Amerika dhe aspekti shumë i rëndësishëm i sigurisë.

‘Sputnik’ thekson se nuk duhet të harrohet se në Greqi ka rreth 700 mijë shqiptarë të përhershëm ose të përkohshëm, dhe se ende ekzistojnë rreht 150 mijë në lëvizje midis Maqedonisë-Kosovës-Shqipërisë-Greqisë. Sipas Janjiq, kjo është një diasporë e fortë dhe publiku grek i ka pranuar në 10 vjetët e fundit si një fakt. Janjiq shton se njohja e Kosovës nga Greqia për Amerikën do të ishte një shërbim i madh.

Sasha Borojeviq, një komentator i jashtëm politik, kujton dokumentin e agjencisë CIA ku vlera e Kosovës u krahasua me atë të Serbisë. Dokumenti thekson se Kosova me të gjitha pasuritë e saj arrinë vlerën deri rreth 500 miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën rreth 200 miliardë.

“Në këtë segment është shumë e rëndësishme që Amerika të mos financojë borxhin grek në mënyrë që të ketë sukses në Kosovë për ta bërë Shqipërinë e Madhe, por kjo është diçka të cilës grekët ia kanë frikën. Kjo pasi nesër Shqipëria e Madhe mund të kërkojë edhe një pjesë të Greqisë”, ka thënë Borojeviq.

Në rast se kjo ndodh që Greqia si vend më i madh ortodoks në rajon, nën presion ose me vendim të qeverisë e njeh Kosovën, Borojeviq kondiseron se kështu do të thehej blloku i madh ortodoks. Dhe kjo, siç thotë ai mund të rrezikojë biznesin e tyre me kinezët, duke pasur parasysh se ky vend bleu porte në Greqi dhe financoi hekurudhat  e shpejta në Serbi. /Lajmi.net/