Gjykata në Greqi ka shtyrë vendimin ndaj 8 ushtarakëve turq, të cilët kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ushtarakët hynë në territorin grek pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi.
Gjykata e shtyu për 3 ditë gjyqin ndaj pilotit të helikopterit që është i akuzuar për shkelje të rregullave të trafikut ajror, ndërsa 7 të tjerët si bashkëpunëtorë në shkelje.
Ushtarakët e larguar nga Turqia dy majorë, katër kapiten dhe dy rreshterë, para daljes në gjykatë kanë mbuluar fytyrat e tyre për t’u mos identifikuar.
Turqia po kërkon kthimin e 8 ushtarakëve që kanë kërkuar azil në Greqi, ndërsa qeveria helene ka thënë se kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohet sipas ligjit ndërkombëtar, kjo për faktin se ata janë të akuzuar në vendin e tyre si pjesëmarrës në një grusht shteti.
Helikopteri u ul në zonën e Aleksandropolis të shtunën pas kërkesës nga ana e pilotit për ulje emergjente.