Ferizaj

Gratë e qytetit tonë dhurojnë gjak

By FerizajPress

February 14, 2019

Grupi i grave asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajt sot dhuruan gjak për qytetarët në nevojë,të kryesuara nga e para e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi ato përcollën një mesazh.Kristina Gashi-Bytyçi me këtë rast tha se ky aktivitet ka një mesazh sensibilizimi“Sot përcollëm një mesazh të fuqishëm me dhurimin e gjakut për qytetarët në nevojë, si simbolik e dashurisë shumë dimenzionale, për ditën e Shën Valentinit! Uroj që ky mesazh të përçohet te të gjithë qytetarët që secili që ka mundësi të jap kontributin e tij në shpëtim të jetëve të njerëzve”përfundoj Gashi-Bytyçi.