Ferizaj

Gratë e PDK-së protestojnë për gjuhë denigruese (Foto lajm)

By FerizajPress

March 16, 2017

Grupi i grave këshilltare në KK të Ferizajt, me iniciativën e asamblistes Mimoza Sojeva-Pajaziti,  në sheshin para Kuvendit Komunal kanë mbajtur një protestë me moton “Stop gjuhës denigruese”. Protesta është thirrur nga këshilltaret e PDK-së, të cilat pretendojnë se kryetari Sfarqa ka përdorur fjalë fyese ndaj këshilltares Kristina Bytyqi, duke i thënë asaj:”Veç je femër, se ta kisha çky gojën…!” Asamblistja Kristina Gashi-Krasniqi me këtë rast ka thënë se nuk është atakuar vetëm ajo por të gjitha femrat.