Aleanca e Gruas së Kosovës, dega në Ferizaj, sot ka mbajtur një protestë para objektit të komunës së Ferizajt, në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përveç grave të AAK-së, protestës së sotme iu bashkua edhe asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Zymrie Haxhimusa.
Haradinaj po vazhdon të mbahet në Francë, i liruar me kusht e i detyruar që të paraqitet dy herë në javë në Polici. Ai qe arrestuar më 4 janar nga policia franceze, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar përmes INTERPOL-it, më 2004, transmeton Televizioni Tema.