Ferizaj

Gratë deputete vizitojnë mamografin. Kërkojnë që ai të lëvizë nëpër fshatrat e Ferizajt

By FerizajPress

October 05, 2016

Gratë deputete  të Ferizajt  e ku mori pjesë edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës  Mexhide Mjaku-Topalli vizituan mamografin  mobil në Ferizaj.

Qëllimi i vizitës ishte që ato të njiheshin me aktivitetin e kësaj aparature e cila  sipas  planit të hartuar më herët tani po qëndron në Ferizaj.

Ato  u interesuan për punën e kësaj aparature dhe mundësinë e  lëvizjes nëpër fshatrat e Ferizajt që të jetë sa më afër atyre për të cilat kanë nevojë dhe u është dedikuar.

Deputetja Mjaku-Topalli tha se  fakti që është mamograf  mobil është menduar që ky të shkoi edhe  nëpër fshatra dhe tu jepet mundësi edhe grave  të atyre vendeve të cilat për ndonjë arsye nuk mund të  vijnë deri në Ferizaj.

“Qëllimi i  vizitës ishte që të përcjellim punën e mamografit pasi ne si gra deputete edhe ishim inisiatore  që të sigurohej një aparaturë e tillë. Por fakti se ky është  mamograf mobil    është menduar se   ky duhet të shkoj  edhe në pjesët rurale, pasi  këtu në QKMF  është mamografi statik.” tha Mjaku-Topalli.

“Fakti se  brenda këtij viti janë ekzaminuar 346 paciente  na ka shtyrë  që të insistojmë që mamografi të dal  nëpër fshatrat më të mëdha dhe të jetë më afër  grave dhe besoi që do të ishte një numër më i madh  i atyre që do të shfrytëzonin shërbimet e kësaj aparature.” tha deputetja Mjaku-Topalli

Ajo tha se do ta ndiente veten të lumtur  nëse pas atyre ekzaminimeve që janë bërë të mos ketë raste të kancerit.

“Por do të sërish e lumtur nëse me këtë aparaturë kemi ndihmuar ne  ekzaminimin e hershëm të kësaj sëmundje e që me këtë  do të shpëtohej edhe jeta e pacientes” tha Mjaku-Topalli.

Edhe kryesuesja e grupit  të grave asambliste të Feriajt  Mimoza Sojeva-Pajaziti  tha se janë duke e shikuar mundësin e sensibilizimit dhe  përfshirjes sa më masive të grave në këtë proces.

“Më herët kemi kontaktuar edhe me radiologen  Nebahate Avdiu   dhe kemi kërkuar që mamografi mobil mos të vendoset në oborrin e QKMF-së pasi këtu është edhe mamografi statik,por ky të vizitoi fshatrat e Ferizajt dhe të jetë më afër pacienteve.Vendosja e mamografit nëpër fshatra  do tu ofronte mundësi më shumë grave të viseve rurale për një kontroll  e që përmes kësaj  të mbrohej shëndeti i tyre. Bëjë apel tek të gjitha  gratë që mos të hezitojnë dhe të shfrytëzojnë këtë rast pasi një kontroll  këtu mundë të shpëtoi  edhe jetën” tha Sojeva-Pajaziti.

Aj në fund ka  kërkuar që mos të politizohet rasti i mamografit  pasi ky është në shërbim të të gjithë qytetarëve .

Në anën tjetër përgjegjës të  mamografit mobil   e konsideronin si jot ë parshtatshëm për aparaturën për shkak ndjeshmërisë dhe  stabilitetit të rrymës. Por për këtë drejtoresha e QKMF-së Ibadete Bucaliu-Ismajli tha se janë duke hartuar planin   që   ky projekt të arrij qëllimin për çka është dedikuar.

“Fakti se  lëvizja e shpeshtë e mamografit sipas përgjegjësve teknik  do të ndikoi në ndjeshmërinë e aparaturës na ka shty që të bëjmë planë tjera dhe tu japim mundësi të gjithë atyre  që duan t bëjnë ekzaminimin  me këtë aparaturë. Kemi bërë përgatitjet dhe do të fillojmë organizimin që të gjitha të interesuarat ti sjellim në QKMF për ekzaminime. Trasnporti do të sigurohet nga QKMF.Ditëve në vijim do të bëjmë publik planin  dhe kohën në  cilat fshatra   do të fillojmë me këtë projekt.” Ka thënë  Ibadete Bucaliu-Ismajli.

Sipas  drejtoreshës Bucaliu-Ismajli  edhe pse  pritet që mamografi në Ferizaj të qëndroi deri më 17 Tetor,sipas nevojës  dhe interesimit do të zgjatet koha e qëndrimit të tij në Ferizaj.