Ferizaj

Gratë – pjesë kyçe e vendimmarrjes lokale në Ferizajt

By FerizajPress

March 08, 2021

Dita e Gruas – 8 Marsi, nisi më një ngjarje të veçantë në ambientet e Komunës së Ferizajt. Ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi që kishte ftuar sot, si tashmë tradicionalisht, gra të suksesshme ferizajase, në shenjë respekti e urimi për Ditën e Gruas.

Kryesuesja Gashi Bytyçi tha se edhe në planin ekonomik, qeverisja Aliu ka ndihmuar bizneset e udhëhequra nga gratë përmes granteve të shumëllojshme, të cilat kanë ndihmuar në fuqizimin ekonomik të tyre, mbështetje kjo që do të vijoj edhe në të ardhmen.

Tutje, gratë pjesëmarrëse në këtë aktivitet, falënderuan Kryesuesen e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi për pritjen si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komunëa e Ferizajt.

Biznesmene, punonjëse të arsimit, artiste, arkitekte, sportiste e të profesioneve të shumta ishin gratë që sot i priti në takim Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi. Kjo e fundit, duke vënë theksin në avancimin e gruas në vendimmarrje, tha se për këtë qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij mandati, se ka vizion e mision në dobi të fuqizimit të gruas në vendimmarrje, për këtë fakt administrata e Komunës së Ferizajt, aktualisht drejtohet nga 4 gra drejtore të drejtorive si dhe Kryesuesja e Kuvendit, pa përmendur faktin se janë afro 300 gra pjesë e nivelit udhëheqës në të gjitha institucionet në vartësi të Komunës.