Sektori i Rinisë nga DKRS në Ferizaj në bashkëpunim me organizatën IPEDU këtë të mërkure kanë shpallë Granit Sejdiun vullnetarin e vitit ndërsa Vanesa Sadriun aktiviste rinore për vitin 2016.
Granit Sejdiu u nderua me mirënjohjen Vullnetar I vitit bazuar në aktivitetin e tij në fushën e edukimit joformal duke ofruar kurse falas në gjuhën angleze. Ndryshe granit Sejdiu është nxënës I Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Ndërsa Vanesa Sadriu, për iniciativën dhe aktivitetin e sajë për hapjen e bibliotekës në shkollë fillore Mic Sokoli në Slivovë është nderuar me mirënjohje Aktiviste rinore e vitit 2016.
“Është vështir që në mesin e shumë vullnetarëve të zgjedhësh më të mirën pasi gjatë vitit që po lëmë pas shumë të rinj zhvilluan shumë projekte dhe aktivitete të punës vullnetarë e cila dita ditës po masivizohet. Janë aktivitete të cilat nën mbikëqyrjen e organizatës IPEDU të përkrahur edhe nga sektori për Rini po masivizohen dhe po u jepet hapësirë të rinjve që të zhvillojnë aktivitetet e tyre” tha Dashurije Ahmeti, shefe e sektorit për rini pran DKRS-së në Ferizaj.
Për kontributin shumëvjeçar në fushën e punës vullnetare, sjelljen e praktikave për punën e organizuar vullnetare dhe ngritjen e kapaciteteve rinore, mirënjohje i është ndarë edhe profesorit Ramush Lekaj
Bëhet e ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm dhe sipas një projekti të prezantuar nga IPEDU pritet që të përfshihen rreth 105 vullnetarë,kryesisht nxënës të shkollave të mesme.