Ferizaj

Granit Metushi deputet në Parlamentin lokal  në Zhenevë të Zvicrës  ka dhuruar  pajisje për shëndetësinë  në Ferizaj

By FerizajPress

September 20, 2016

Granit Metushi i cili jeton dhe vepron në Zvicër e  që  është edhe deputet  në Parlamentin Lokal në Zhenev të Zvicrës këtë të marte ka sjellë një kontingjent ndihma për shëndetësinë ferizajase.

Metushi gjatë një vizite që i bëri Kosovës vitin e kaluar ishte interesuar  edhe për  gjendjen e shëndetësisë  në Kosovë e kryesisht për gjendjen në mjekësinë  ferizajase.  Por  fakti se mjekësia  primare dhe ajo sekondare kanë nevojë  për shumë mjete  e kishte  shtyrë Metushin që atëherë të premtoi  së do të shikoi të gjitha mundësit  që të ndihmoi  shëndetësinë dhe pacientët ferizajas.

Ai sot në  një takim që pati me  përfaqësuesit  e shëndetësisë ferizajase  e ku ishte prezent edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës  Elmi Reçica  i dorëzoi  shëndetësisë ferizajase një sasi të mjeteve dhe pajisjeve shëndetësore.

Metushi me këtë rast ka thënë se ky është vetëm hapi i parë i fillimit të ndihmës ndaj qytetarëve të Ferizajt

“Gjatë vizitave që  zakonisht i bëjë gjatë pushimeve vjetore në Kosovë kam pa se shëndetësia  ferizajase ka nevojë për shumë gjëra  prandaj në bashkëpunim me përgjegjësit komunal të shëndetësisë  dhe  nga Ministria  kam grumbulluar këto mjete që  janë  ndoshta një ndihmë e vogël  por  besoi bashkëpunimi nuk do të ndalet dhe   do të kemi edhe në të ardhmen këso aktivitete”  tha Granit Metushi.

Pranimin i këtyre mjeteve u bë nga Drejtori i Shëndetësisë së Ferizajt Burim Karameta i cili  ka falënderuar Metushin për këto ndihma.

“ Jemi këtu, ku po bëjmë pranim-dorëzimin e një materiali  shëndetësorë   të cilin e ka sjellë  z. Granit Metushi, deputet në Parlamentin lokal  në  Zhenevë  të  Zvicrës. Kjo ka  ardhur si rezultat i dëshirës së Granit Metushit dhe  korrespodencës  sonë   dhe sot kjo është kurorëzuar me sjelljen e kësaj  ndihme që përbëhet nga aparatura   dhe materiale  shëndetësore. Këto ndihma do të sistemohen dhe do të shikohet që këto të shpërndahen  në mjekësinë primare dhe sekondare,pra aty ku këto mjete  janë më se të nevojshme” tha  Burim Karameta, Drejtor i  DSHMS-së në Ferizaj.

Këtë e ka  përshëndetë edhe  Imer Llabjani drejtor  i Infermierisë në Spitalin e Ferizajt

“ Shëndetësia e Ferizajt ka nevoja të shumta por kjo ndihmë është e mirëseardhur për nevojat e qytetarëve dhe pacientëve të  këtij regjioni” tha Llabjani.

Granit Metushin  e ka  falënderuar  edhe deputeti  Elmi Reçica i cili tha se është  një shembull se si edhe gjeneratat  që po rriten në  mërgim nuk po e harrojnë Kosovën.

“Janë këto moment shumë të rëndësishme kur  gjeneratat që po rriten në  mërgim nuk po e harrojnë vendin e tyre. Granit Metushi i cili  u rrit në Zhenevë ,ka avancuar atje dhe  tani  ka një pozitë shumë të mirë atje, si deputet,  ai përmes këtyre aktiviteteve tregon se nuk ka harruar vendin e tij. Ai ka sjellë material të cilat janë shumë të nevojshme për pacientët e  Ferizajt”  ka thënë Reçica

Reçica ka falënderuar edhe të gjithë ata që kanë kontribuuar  dhe ndihmuar që këto mjete ti sjellin  në Ferizaj.