Aktori i mirënjohur, Heset Maliqi – Quza, njëherit ish kryetar i KF Ferizaj, ka zbuluar në emisionin Arena në Tribuna Channel, një deklaratë të madhe të Ragip Xhakës, babait të Granit dhe Taulant Xhakës. Quza kujtoi momentin e para një viti kur Ragip Xhaka kishte thënë direkt në emision se djemtë e tij do të luajnë për Kosovën pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Shikoni se në cilin emision dhe si ishte përgjigjur Xhaka.