Ferizaj.16.10.2017. Granit Ismet Abdullahu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Këtë e ka bërë të ditur Labinot Tahiri përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Postimi i plotëw i Labinot Tahirit.
Tashmë kemi edhe një zëvendësministër të Shëndetësisë! Dr. Granit Ismet Abdullahu nga Ferizaj, u emërua, Zëvendësministër i Shëndetësisë. Ne si degë e AKR-së në Ferizaj, dhe unë si kryetar i degës së AKR-së, falë angazhimit maksimal dhe falë punës së palodhshme, me anëtarët dhe kryesinë tonë, arritëm që të kemi disa marrëveshje me liderin tonë Behgjet Pacollin, duke e përfshirë pra edhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.