Lajme

Gramsh: përfshihet nga flakët një pallat, evakuohen 18 familje

By FerizajPress

February 20, 2017

Mësohet se kati i tretë është tërësisht nën pushtetin e flakëve, ndërsa zjarrfikësit e Gramshit po punojnë për shuarjen e flakëve është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Elbasanit.

Bëhet e ditur se për arsye sigurie janë evakuuar 18 familje që banojnë në këtë pallat, por edhe në pallatet ngjitur.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, apo nëse ka njerëz që janë prekur nga flakët. /TCH