Ferizaj

Grainca takon auditorin e përgjithshëm të Polonisë, Krzysztof Kwiastowski

By FerizajPress

November 21, 2017

Zëvendësministri i financave, Mustafa Grainca u takua me auditorin e përgjithshëm të Polonisë, z. Krzysztof Kwiastowski në të cilin takim u bisedua rreth projektit të binjakzimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë si projekt i rëndësishëm në avacimin e politikave të audimit në vendin tonë. Zëvendësministri Grainca, falënderoi presidentin e auditimit të Polonisë për gatishmërinë e shfaqur për të ndihmuar avancimin e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë, Grainca në të njëjtën kohë, shfaqi gatishmërinë që Ministria e Financave gjithashtu të jetë përkrahë gjitha proceseve në funksion të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.