Drejtoria komunale e urbanizmit në Ferizaj së bashku me INSI, paraqitën para banorëve të fshatit Greme procesin e hartimit të Planit zhvillimor komunal për komunën e Ferizajt.
Drejtori i Drejtorisë së urbanizmit Faik Grainca, i njoftoi pjesëmarrësit e takimit se hartimi i planit zhvillimor komunal është në fazën e grumbullimit të informacioneve si dhe në bërjen e profilit të komunës. Sipas tij me planin zhvillimor komunal, sa i përket planifikimit hapësinor parashihet edhe kufiri ndërtimor i të gjitha fshatrave dhe secilës zonë për përcaktimin e parcelave për ndërtim të objekteve në interes publik.