Sport

Grainca i gëzohet barazimit të Ferizajt

By FerizajPress

March 16, 2019

Kryetari i Klubit të Futbollit “Ferizaj”, Mustafë Grainca i është gëzuar barazimit me Drenicën.

Në një postim në rrjetin social facebook ai ka shkruar se ky barazim i shton shpresat për të mbetur në superligë

“Barazimi në Skenderaj(0:0), shpresë dhe besim i palëkundur, se ekipi ynë i zemrës, do të vazhdoj të jetë pjesë e superligës, edhe në kampionatin e ardhshëm. Kështu do të arrijmë realizimin e synimeve tona. Urime” ka shkruar Grainca