Ferizaj

Grainca i Cërnillës jep dorëheqje nga LVV: LVV zgjodhi lakminë për pushtet në vend të parimeve

By FerizajPress

August 18, 2021

Paknaqësitë në Degen e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj jep dorëheqje Perparim Grainca, këtë e ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook!

Dorëheqje

 Të dashur qytetarë, shumë të respektuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!

Lëvizja Vetëvendosje-Ferizaj , dje ka publikuar listën e kandidateve per Kuvendin e Komunës në zgjedhjet komunale të 17 Tetorit. Përbërja e saj zgjoi kurreshtjen e një numri të konsiderueshëm të anëtarëve të VV-së. Njëri ndër ta isha edhe unë. Dhe, jo pse nuk u zgjodha vet, por se nuk u zgjodhën më të mirët, më meritorët, nuk u zgjodhën ata/ato qeë do mund ta sjellnin fitoren e Lëvizjes. Ata vendosën të zgjedhin lakminë për pushtet, në vend të parimeve.

Ata vendosën që në listën garuese të ketë persona me zero ditë aktivitet në Lëvizje, e të cilët na shanë ditë e natë. Na quanin Lëvizje rrugaqësh, komunista të vegjël, e sot janë në listën “fituese”.

Pas 10 viteve aktivitet në Lëvizjen Vetëvendosje! ,sot kam vendos të dorëhiqem nga Kryetari i Pikë së Lëvizjes Vetëvendosje-fshati Cërnillë.

Faleminderit të gjithë atyre që ishim bashkë për këto vite, e që ideal e kishim një qeverisje për barazi e drejtësi për secilin, e kjo tashmë i takon së kaluarës. Pas Lëvizjes, unë nuk do të merrem më aktivisht me politikë!

Suksese, dalshit faqebardhë!