Grabitje në Tiranë, i riu qëllohet në kokë me pistoletë

By FerizajPress

June 30, 2016

Burime policore thanë për SYRI.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku i riu me inicialet J. K., është ndjekur dhe qëlluar me qytën e pistoletës në kokë.

Më pas, personat ende të paidentifikuar, e kanë grabitur të riun, duke i marrë telefonin dhe një varëse floriri që kishte në qafë.

22-vjeçari me inicialet J. K., është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa burime nga policia thanë se janë duke punuar për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.

The post Grabitje në Tiranë, i riu qëllohet në kokë me pistoletë appeared first on Lajminet.