Lajme

Grabitje në Prishtinë

By FerizajPress

September 13, 2016

 

Rreth orës 11:40 në rrugën “Eqrem Çabej” në kryeqytet u janë grabitur para personave që po dilnin nga një veturë

Grabitjen e konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti e cila tha se të dyshuar në këtë çështje janë tre persona.

“Tre persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se paratë kanë qenë në një automjet që ishte i parkuar në Rrugën “Eqrem Çabej”.

“Paratë e grabitura kanë qenë në një automjet i cili ka qenë i parkuar dhe ngjarja ka ndodhur derisa viktimat po dilnin nga automjeti”, shtoi ajo.

Se për çfarë shume bëhet fjalë policia ende nuk ka dhënë ndonjë shifër, por KALLXO.com merr vesh se u grabit një shumë e konsiderueshme parash.