Mësohet se pre e sulmit ka qenë një kambist me inicialet S.H.,i cili po tërhiqte 18 milionë lekë në bankë. Agresorët e kërcënuan me armë dhe i grabitën paratë që kishte në çantë duke u larguar me motor.
Në momentin e grabitjes kambisti ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër. Policia ka marrë në pyetje personin e grabitur dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 26.04.2016, rreth orës 16:10, në rrugën “Dervish Hima”, tek ambientet e jashtme të një subjekti privat, ka ndodhur një vjedhje me dhunë. Shtetasit S. H., i është marrë një shumë monetare e konsiderueshme, nën ushtrimin e dhunës. Shumë të cilën sapo e kishte tërhequr nga një filjal i banke të nivelit të dytë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmnit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./shekulli
The post Grabitje me armë në Tiranë, kambistit i marrin 18 mln lekë appeared first on Lajminet.