Ferizaj

Grabitje me armë në pompën e derivateve në Kaçanik

By FerizajPress

December 21, 2023

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën “Agim Bajrami”, në Kaçanik. Persona të maskuar, kanë kërcënuar me armë dhe u kanë grabitur dy punëtorëve, të një pompe të derivateve një shumë të parave, njofton Policia e Kosovës.

“Dy ankues meshkuj kosovarë, kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shume të parave”, thuhet në raportin e PK-së

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.