Mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Zaskok të Ferizajt ka ndodhur një grabitje e armatosur
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte në marketin e tij, tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve të zjarrit i kanë grabitur 200(dyqind) euro para të gatshme”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka njoftuar nëse ka të arrestuar lidhur me rastin.