Ferizaj.05.02.2017. Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje me armë”.
Ngjarja ka ndodhur me 27.01.2017 rreth orës 21:17 minuta në kazinon ,,ACT” e cila gjendet në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku të dyshuarit , A.T. (m/ sh/k 30 vjeç) dhe L.T.(m/sh/k 20 vjeç) , kan hyrë me forcë në lokalet e kazinos dhe nën kërcënim të armës nga viktima-punëtori i kazinos kishin marrë rreth 5.000 Euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë intervistimit,të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës,në tërësi kan pranuar veprën për të cilën akuzohen.
Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.