Ferizaj

Grabitje e armatosur, arrestohet një i dyshuar

By FerizajPress

December 14, 2017

14.12. 2017, Shtime,

Në orët e para të mëngjesit të sotshëm, policia është informuar për një grabitje me armë e cila ka ndodhur në Shtime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në një kazino me ç ‘rast, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve (revole), duke e goditur punëtorin e sigurimit dhe nën kërcënimin e revoles e kanë detyruar punëtorin e kazinosë që ta hapte kasafortën. Sipas raporteve, aty i kanë marrë 5904 (pesëmijë e nëntëqind e katër) Euro, portofolin e kazinosë dhe dy telefona celular dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Pas grumbullimit të informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.