Grabitja në Rinas, sistemi i alarmit nuk ra as kur u prenë bravat e derës

By FerizajPress

July 02, 2016

Sistemi i Rinasit nuk ka dhënë alarm në momentin që një prej grabitësve ka kapërcyer gardhin rrethues, shkruan Panorama.

Alarmi nuk ka rënë as kur brava e derës hyrëse u pre me gërshërë metalike dhe prej andej hyri makina e grabitësve. Po kështu, në momentin kur autorët e grabitjes arritën tek avioni që do të nisej drejt Vjenës, paratë ndodheshin në duart e vetëm tre vetave të paarmatosur, që nuk patën çfarë të bëjnë.

Nisur nga këto fakte dhe nga informacionet e tjera Prokuroria dyshon se grabitja është favorizuar nga njerëz të brendshëm të aeroportit dhe kompanive të sigurisë që kanë pasur të bëjnë me paratë.

 

The post Grabitja në Rinas, sistemi i alarmit nuk ra as kur u prenë bravat e derës appeared first on Lajminet.