Grabitja në Rinas, rasti kalon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

By FerizajPress

July 07, 2016

Dosja do të kalojë tek Krimet e Rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe do të hetohet nga një grup hetimor i përbërë nga disa prokurorë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është fokusuar tek agresorët, të cilët dyshohet se janë i njëjti grup që ka kryer edhe grabitje të tjera në segmentin Tiranë- Rinas, ndërkohë që pjesë e hetimeve është edhe përgjegjësia e institucioneve të cilat e kanë njohur problematiken dhe nuk kanë marrë masat.

.