Ilir Leli ishte me pistoletë dhe kapuç kur realizoi grabitjen e parë mbrëmjen e së premtes te një kazino pranë “Zogut të Zi.
Pasi kërcënoi punonjësin me armë, ai mori xhiron ditore prej 80 mijë lekësh të reja. Ilir Leli u largua menjëherë me shumën e parave të grabitura, por u fiksua nga kamerat e sigurisë. Por rreth 200 metra më tutje, ai tentoi të bënte grabitjen e dytë, në një tjetër kazino, përballë Prokurorisë së Tiranës.
Por efektivët e policisë, të cilët i ishin vënë pas, arritën ta arrestonin në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë në pak minuta.
45-vjeçarit iu gjet dhe pistoleta me të cilën kreu grabitjen e parë. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri komentoi operacionin e policisë.
“Bravo Policisë së Tiranës për kapjen e grabitësit të armatosur. Në krye të detyrës në të gjithë vendin për festa”, thotë Tahiri.
.