Ferizaj

Grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Ferizaj

By FerizajPress

October 17, 2020

Në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj  është grabitur filiali i  Raiffeisen Bank.

 Që në orët e hershme kjo rrugë është bllokuar për qarkullim dhe policia po merret me rastin.

Ferizajpress ka provuar  shumë herë të kontaktojë zëdhënësin e policisë , Majorin Mehmetali Hajdini, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon.

Deri më tani nuk ka informata  zyrtare për këtë ngjarje dhe  shumën e parave të grabitura nga hajnat.