Ferizaj

Grabiten 500 euro në një pompë të derivateve, kërcënohen punëtorët

By FerizajPress

November 15, 2023

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derivateve në Lipjan.

Policia e Kosovës  njofton se dy punëtorë të kësaj pompe kanë raportuar se derisa ishin në vendin e punës janë kërcënuar nga dy të dyshuar, të cilët u kanë grabitur shumën prej 500 euro.

Të njëjtit pas rastit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është duke u hetuar nga policia.

“Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.