Sport

Gol i “çmendur” në Zvicër, e befason portierin nga 82 metra largësi

By FerizajPress

July 22, 2018

Gjatë ditës së sotme në Superligën e Zvicrës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë. Fitore të rëndësishme në këtë xhiro ka shënuar Lugano, që ka mposhtur 1:2 në udhëtim Sionin. Goli më i mirë i kësaj ndeshje e në përgjithësi i kësaj xhiroje, u shënua në minutën e 4’, kur Dragan Mihajlovic shënoi nga 82 metra largësi./Lajmi.net/