Diego Godin duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Qendërmbrojtësi uruguaian është aktualisht mes qëndrimit në Atletico Madrid dhe transferimit në Juventus. Skuadra kampione nga Serie A i ka ofruar kontratë trevjeçare, e cila po i mungon te klubi madrilen. Andaj, mediat italiane raportojnë se Godin është duke e konsideruar të ardhmen e tij, përcjell “lajmi.net”. Juventus kërkon blerjen e Godin pasi është në prag të shitjes së Daniele Ruganit në Chelsea. /Lajmi.net/