Lajme

Godet viktimën me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

By FerizajPress

January 17, 2017

Sipas policisë, në rrugën “Hamëz Jashari”, Prishtinë, një i dyshuar që ende nuk është identifikuar, ka goditur një viktimë në rrugë gjersa ishte duke lëvizur me veturë.

I dyshuari, nga vendi i ngjarjes është larguar menjëherë sapo ka goditur veturën.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq njësitet policore janë në kërkim të personit të dyshuar. /Lajmi.net/