Ferizaj

Ferizaj: Godet një person me shishe të birrës, një muaj paraburgim

By FerizajPress

January 23, 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.J. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lën dim i lehtë trupor të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas një komunikate të gjykatës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20.01.2021 në Ferizaj, pas një kon flikti verbal me të dëm tuarin V.N, e go det me një mjet të fortë shishe të birrës, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimit e lën dimit të rën dë trupor, me ç ‘rast të dëm tuarit i shkakton lën dime trupore dhe për të cilat lën dime i dëm tuari është detyruar të kërkoj ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Andaj gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pan dehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose fal sifikoj provat e veprës pe nale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëm tuarës, përkatësisht motrës së tij dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës pe nale”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.