Lajme

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar Kuvendi

By FerizajPress

December 26, 2019

Pas betimit të deputetëve, është kërkuar propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha para deputetëve se kandidati për kryetar të Kuvendit nga radhët e tyre është deputeti Glauk Konjufca

Pas propozimit nga Albin Kurti, drejtuesi i seancës e ka hedhur në votim, ku me 75 vota për, Konjufca u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë.