Syla po qëndron në paraburgim deri në një vendim të gjyqtares, e cila sipas ligjit, sot ka afatin e fundit për të vendosur nëse Syla do të lirohet apo do t’i zgjatet masa e paraburgimit.
Ai u arrestua pasi prokurori dyshon për tentim ndikimit në dëshmitarin 2. Kjo është mohuar nga avokati i tij, Tomë Gashi.
“Sipas prokurorit kjo ka ndodhur me dy shtator. Është pak sa e çuditshme se 14 ditë më vonë edhe pse ky dëshmitar është fotografuar nga policia e EULEX-it, e cila ka qenë në ambientet ku është kontaktuar dëshmitari i mbrojtjes, ende nuk e dinë identitetin e tij apo e dinë pjesërisht identitetin e tij”, tha Gashi.