Ferizaj

Gjyqtari shqiptar hero, shpëton nga mbytja një familje nga Ferizaj në Shëngjin

By FerizajPress

August 06, 2021

Një gjyqtar i Kategorisë së Parë ka bërë heroin ditën e djeshme duke parandaluar nga mbytja në det një familje me 3 anëtarë në plazhin e Shëngjinit.Familja nga Ferizaj ka hasur vështirësi në det dhe aty është gjendur arbitri Bekris Dragusha i cili në verë punon vrojtues plazhi pranë vendlindjes së tij në Shkodër.

“Një akt heroik kane kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin. Lucciano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jetën.

Në momentin kur 3 të rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallgët e mëdha, me shumë profesionalizëm Luçiano dhe Bekrisi kanë ndërhyrë dhe i kanë transportuar të rrezikuarit më në thellësi, deri në kufirin e lejuar për notim. Djemtë tregojnë se kanë zgjidhur tapat kufizuese dhe kanë ndihmuar të rrezikuarit të mbahen në to. Me udhëzimet e Vrojtuesve, stafi i sigurisë së Princ Adriatik Resort, të ndihmuar edhe nga pushuesit, janë lidhur dorë më dore për t’i kaluar atyre litarin e rulit statik të Vrojtuesit.

Fale Zotit të 3 të rrezikuarit janë nxjerrë në breg dhe gëzojnë shëndet të plotë. Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë jetë! Frekuentoni plazhet me vrojtues”, shkruan Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.