Granit Xhaka është ndëshkuar edhe me kartonin e dytë të verdh në Premierligë me fanellën e Arsenalit, dhe në të dy herët është ndëshkuar nga gjyqtari Moss.
Moss kishte ndëshkuar me karton të kuq Xhakën edhe në fitoren 3:2 të Arsenalit ndaj Swanseas, dhe të njëjtën gjë bëri edhe në ndeshjen që sot Arsenali e fitoi 2:1 ndaj Burnleyt.
Kjo ka bërë që pas ndeshjes të ketë shumë reagime në rrjetet sociale, ku sigurisht edhe me humor, gjyqtari Moss akuzohet se Xhakën nuk e ka një lojtar të pëlqyer./Lajmi.net/