Lajme

Gjykata Speciale hynë në fuqi më 1 janar

By FerizajPress

December 01, 2016

Kjo është bërë e ditur nga web faqja zyrtare e Gjykatës Speciale, ku thuhet se marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Në njoftimin e tyre, thuhet se Dhomat e Specializuara të Kosovës e mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës, trasnmeton lajmi.net.

Kjo marrëveshje, siç shkruhet në njoftim, siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017″.

“Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Gjykatës Speciale./lajmi.net

.