Lajme

Gjykata Speciale e ka seriozisht, shpallë konkurs të ri për vende pune

By FerizajPress

December 08, 2016

Për të aplikuar duhet të sigurohen që të përdorni formularin elektronik të aplikimit dhe ta dërgoni atë në applications@scp-ks.org

Data e fundit për aplikim është 6 janar 2017 ora 17:00, raporton lajmi.net.

Gjykata Speciale pritet zyrtarisht të filloj punën më 1 janar 2017 ku pritet të shpallen edhe aktakuzat e para për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Kjo gjykatë deri më tash ka angazhuar disa prokuror dhe gjyqtar nga vendet evropiane por jo edhe shqiptarë, pasi që në bazë të ligjit për themelimin e dhomave speciale kjo nuk lejohet.

Pozitat e lira për të aplikuar janë këto:

Nëpunës i buxhetit

Nëpunës administrativ

Nëpunës gjykate

Portier gjykate

Nëpunës i Gjykatës Themelore

Nëpunës i Gjykatës së Apelit

Nëpunës i Gjykatës Supreme

Interpretues

Përkthyes i gjuhës angleze

Përkthyes i gjuhës serbe

Përkthyes i gjuhës shqipe; etj.

Më poshtë gjeni shënimet e përgjithshme se si duhet aplikuar./Lajmi.net/

https://ëëë.scp-ks.org/en/employment/calls-contributions-cfc-vacancies

.