Ferizaj

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe ish-eprorin e lartë të UÇK-së, në Zonën e Kaçanikut, Hajrush Kurtaj

By FerizajPress

January 24, 2020

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën e Kaçanikut, tani anëtarin e kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hajrush Kurtaj. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, I cili ka thënë se Kurtaj është edhe kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj.