Lajme

Gjykata merr vendim për aktivistët e Vetëvendosjes

By FerizajPress

August 22, 2017

Aktivistët e Vetëvendosjes të cilët po akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, janë liruar nga arresti shtëpiak.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, transmeton ‘Indeksonline’.

Ky vendim është marrë në seancën e sotme maratonike.

Masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me paraqitje në polici./Indeksonline/