Lajme

Gjykata gjermane “legalizon” seksin e 15 vjeçares me dajën

By FerizajPress

November 04, 2016

Vajza e cila është emëruar vetëm si Josephine sipas ligjeve gjermane të privatësisë, bëri bujë nënorin e vitit të kaluar kur ajo u largua me dajën e saj i cili është i martuar.

Josephine atë kohë ishte vetëm 14 vjeç.

Prindërit e saj të cilët jetojnë në Schildow0, Brandenbur kontaktuan policinë për t’i kërkuar ndihmë që të gjejnë vajzën e tyre.

Josephine dhe daja i saj janë gjetur nga policia në Serigan në jug të Francës në mars të këtij viti.

Kur ishte intervistuar nga policia, Josephine i tha policisë se ajo kishte ikur vullnetarisht dhe ishte dashuruar me dajën e saj.

Mosha kur lejohet të kryejnë marrëdhënie seksuale në Gjermani është 14 vjet, transmeton Klan Kosova.

Gjykata Rajonale e Brandenburgut ka rënë në përfundim se Josephine rrezikonte “dëme serioze në zhvillimin e saj social-emocional dhe mendor”, në qoftë se do ta pengonin që të kishte kontakte të mëtutjeshme me dajën e saj i cili jeton në Berlind ishte penguar nga kontakti mëtejshëm me dajën, i cili jeton në Berlin.

.