Ferizaj

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Xhabir Zharkun

By FerizajPress

December 15, 2019

Ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Zharku dyshohet se ka kryer verpat penale˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit. “I pandehuri Xh.Zh. dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës ë Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare.”, thuhet tutje në njoftim.

Zharku është arrestuar të shtunën nga Policia e Kosovës