Për këto fjalë të ish-kreut të shtetit serb ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka thënë se “Ky turp i Tadiqit do të jetojë përgjithmonë”.“Populli serb kurrë nuk do të harrojë se gjatë kohës së udhëheqjes së Boris Tadiq, Kosova shpalli pavarësinë dhe se kurrë nuk do t`i harrojnë marrëveshjet e dëmshme dakord që regjimi i tij i ka arritur në dialogun me Prishtinën”, tha zëvendës-president i Partisë Përparimtare Serbe, Marko Gjuriq.