Ashtu siç është konfirmuar nga MPJ-ja, Gjuriq ka marrë leje për këtë vizitë, shkruan lajmi.net.
E në Kosovë ai pritet që të takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe.
Mediat lokale kanë raportuar se takimi do të fillojë në orën 15:00.
E Policia e Kosovës është në gatishmëri që gjithçka të jetë sipas planit, dhe kjo vizitë të kalojë pa incidente.
Zëvendës-komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për lajmi.net se për një vizitë të tillë nuk ka nevojë për masa shtesë të sigurisë, mirëpo se Gjuriq do të përcillet vazhdimisht nga Policia e Kosovës.
“S’ka nevojë për masa shtesë të sigurisë, kjo është përcjellje e autorizuar prej Qeverisë dhe policia e ka për detyrë ta përcjellë, janë obligimet e atyre njësive të cilat e bëjnë përcjelljen ndërkaq që nuk ka nevojë për masa të tjera”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
E Gjuriq, nga Policia e Kosovës do të përcillet deri sa të dalë nga territori i vendit.
“Në bazë të agjendës, Policia e Kosovës duhet ta përcjellë deri sa ta liron territorin e Kosovës”, ka thënë tutje Hoti.
Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar në Mitrovicën e Veriut më 26 mars të këtij viti, pasi që ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës./Lajmi.net/